Diogo Jota është i bindur se Liverpool mund të sigurojë një vend në top katërshe në Premier League këtë sezon, pavarësisht vështirësive të tyre këtë sezon.
Liverpool pret Manchester United sot në ‘Anfield’ dhe Jota beson se ndeshja ka ardhur ‘në momentin e duhur’, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raportohet nga Goal, Jota tha: “Unë besoj se mund të përfundojmë në top katërshen. Tottenham është i katërti, por ne kemi disa ndeshje në dorë.
“Ne mund ta bëjmë këtë duke luajtur mirë. Ndeshja ndaj United është gjithmonë një lojë speciale, por tre pikët janë gjithashtu të rëndësishme për të gjithë duke respektuar momentin tonë. Loja vjen në momentin e duhur’, tha portugezi.
/GazetaBlic Sport/


