Sporti

Joshua Kimmich mund të transferohet tek skuadra e njohur në Premier League

01/18/2024 16:42
nga:Mergim Rreci

Newcastle United ka shprehur interesim për të blerë Joshua Kimmich nga Bayern Munich, siç raportohet nga Christian Falk.

Megjithatë, mesfushori ka treguar mungesën e interesit për një transferim në afatin dimëror, përcjell GazetaBlic Sport.

Por ai po i mban të hapura opsionet e tij për verën dhe Bayern Munich është i hapur për negociata me klubet e interesuara. Kontrata e tij me bavarezët skadon në vitin 2025.

Siç raportohet nga mediat gjermane, Newcastle United pritet të dërgojë një ofertë të majme për të bindur mesfushorin gjerman.

/GazetaBlic Sport/