Sporti

Jose Mourinho “shpërtheu” ndaj lojtarëve të tij pas humbjes nga Interi, ky ishte komenti epik nga “Special One”

02/10/2022 10:45
nga:Mergim Rreci

Sipas Il Corriere dello Sport, Jose Mourinho ishte i tërbuar me lojtarët e Romës pas humbjes së tyre 2-0 kundër Interit të martën.

Specialisti u kthye në “San Siro” si kundërshtar i Interit për herë të parë të martën, por priste diçka ndryshe nga lojtarët e tij që panë Edin Dzekon të shënonte një gol të hershëm. Alexis Sanchez dyfishoi epërsinë e Nerazzurrëve në pjesën e dytë dhe Roma u eliminua nga çerekfinalja e Kupës së Italisë, transmeton GazetaBlic Sport.

Mourinho nuk ishte i impresionuar me performancën e lojtarëve të tij dhe u sigurua që djemtë e tij të dinin se si ai ndihej.

“Mangësia më e keqe për një mashkull është mungesa e topave dhe personalitetit. Keni frikë nga lojërat e mëdha? Pastaj shkoni të luani në Serinë C, pa presion, pa kampionë dhe stadiume të mëdha. Jeni pa topa dhe kjo është gjëja më e keqe për një mashkull”, i’u tha Mourinho ndër të tjera.

Roma’s head coach Jose Mourinho calls out to his players during a friendly match between Roma and Raja Casablanca, at Rome’s Olympic Stadium, Saturday, Aug. 14, 2021. (AP Photo/Andrew Medichini) Italy Soccer

/GazetaBlic Sport/