Sporti

Jose Mourinho: Refuzova dy oferta nga Arabia Saudite

08/07/2023 11:43
nga:Lorik J

Jose Mourinho pranoi, në një intervistë për gazetën Corriere dello Sport, se kishte pasur dy oferta nga Arabia Saudite këtë verë.

Trajneri portugez 60-vjeçar ishte i shkurtër dhe i prerë në përgjigje.

Kishit dy oferta të mëdha nga Arabia Saudite? “Al Hilal dhe Al Ahli”, u përgjigj ai.

“E informova klubin, duke sqaruar se nuk kisha ndërmend të pranoja ofertat e tyre”.

“Nuk është një “jo” përfundimtare. Në të kaluarën kam refuzuar tashmë një propozim të pabesueshëm, kombëtaren kineze dhe një klub ku kishin luajtur të gjithë ndërkombëtarët. Ishte një propozim ekonomik jashtë të gjitha parametrave”, shtoi ai.

Kujtojmë se Mourinho është momentalisht trajner i Romës në Serie A.

/GazetaBlic Sport