Chelsea nuk dëshiron të nxitojë në angazhimin e një trajneri të ri dhe po shqyrton një sërë opsionesh përpara verës, me raportet nga Spanja tani që sugjerojnë se Jose Mourinho është gjithashtu në garë.
Blutë kanë qenë në një gjendje aspak të mirë që nga ardhja e presidentit Todd Boehly-Clearlake vitin e kaluar, me dy trajnerë – Thomas Tuchel dhe Graham Potter – që u shkarkuan dhe qindra milionë euro që u shpenzuan në tregun e transferimeve, transmeton GazetaBlic Sport.
Chelsea emëroi Frank Lampard si trajnerin e tyre të përkohshëm, duke i lejuar ata të kalojnë muajt e ardhshëm duke vlerësuar një sërë opsionesh të mundshme afatgjate. Antonio Conte është lidhur së fundmi me këtë rol, por favoritët aktualë duket se janë Julian Nagelsmann dhe Luis Enrique.
Siç raportohet nga gazeta spanjolle Relevo, Mourinho po konsiderohet gjithashtu nga Chelsea, me drejtuesit që mund të kontaktojnë me trajnerin e Romës në javët e ardhshme për të eksploruar idenë.
Madje, raportimet pohojnë se Mourinho është në mesin e emrave më të preferuar, por që natyrisht që ende asgjë konkrete mes palëve nuk ka.
Trajneri portugez ka pasur dy periudha me blutë në të kaluarën, por një rikthim në verë nuk duket i pamundur.
/GazetaBlic Sport/


