I pyetur nga mediumi “Jijantes”, të hënën në mbrëmje në Barcelonë, Jorge Messi dha një të dhënë të re për të ardhmen e djalit të tij, duke shpjeguar se vendimi do të dihet të martën ose të mërkurën pasi lojtari dëshiron të marrë një vendim shpejt.
Më herët, babai dhe agjenti i Lionel Messit foli me Joan Laporta në shtëpinë e tij dhe pretendoi se kampioni argjentinas i botës dëshiron të kthehet në Barca pas largimit nga PSG, përcjell GazetaBlic Sport.
📂 F5 de la carpeta LEO MESSI – lo que Jorge Messi le ha dicho a @monfortcarlos pic.twitter.com/4HguuFtnNN
— Jijantes FC (@JijantesFC) June 5, 2023
Joan Laporta i ka thënë Jorge Messit se FC Barcelona po harton një kontratë me një pagë prej 12 milionë euro/neto për Leo Messin dhe se rikthimi i tij është shumë i mundshëm.
/GazetaBlic Sport