Sporti

Jorge Mendes: Topi i Artë është për Lamine Yamal

09/15/2026 09:35
nga:Mergim Rreci

Jorge Mendes ka bërë një deklaratë të fortë në mes të debatit për Topin e Artë, duke e cilësuar Lamine Yamal si kandidatin që e meriton më shumë çmimin.

Agjenti portugez, i cili përfaqëson Yamal dhe disa lojtarë të tjerë të Barcelonës, përfundoi një darkë rreth dyorëshe me Joan Laporta dhe Alejandro Echevarria në restorantin Torre Melina.

Teksa po largohej nga restoranti, Mendes u ndal para gazetarëve dhe ishte i prerë në qëndrimin e tij:

“Topi i Artë është për Lamine Yamal, pa dyshim. Ai është personi që e meriton më shumë.”

Mendes e cilësoi gjithashtu Yamal si “më të mirin në botë deri më tani”, duke shtuar se sipas tij të gjithë e dinë këtë.

Deklarata vjen në një moment vendimtar, teksa votimi për Topin e Artë është në zhvillim dhe gara mes Yamal, Kylian Mbappe dhe kandidatëve të tjerë vazhdon të jetë një nga temat kryesore të futbollit botëror.

/GazetaBlic Sport/