Trajneri Jorge Jesus ka reaguar me emocione pas vendimit të Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës së tij me kombëtaren e Portugalisë, duke vlerësuar lart kontributin dhe rëndësinë e yllit portugez për futbollin e vendit.
Jesus e ka cilësuar Ronaldon si një ikonë botërore dhe një shembull për të gjithë futbollistët portugezë, veçanërisht për gjeneratat e reja.
“Cristiano është një ikonë botërore, një shembull për Portugalinë dhe kombëtaren. Madje, në auditorin tonë vendosa një fotografi të madhe të tij, në mënyrë që të gjithë lojtarët e rinj ta shihnin dhe të frymëzoheshin prej tij çdo ditë”, u shpreh Jesus.
Ai zbuloi gjithashtu se kishte kërkuar nga Ronaldo të vazhdonte të ishte pjesë e kombëtares, pasi e konsideronte të domosdoshëm praninë e tij.
“I kërkova të vazhdonte me mua, sepse kisha nevojë për të pranë vetes. Por duhet ta pranoj vendimin e tij”, deklaroi trajneri.
Në fund, Jorge Jesus theksoi se Cristiano Ronaldo do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit portugez dhe një figurë e përjetshme e futbollit të këtij vendi.
“Ai do të ketë gjithmonë një vend në zemrat e popullit portugez. Do të jetë gjithmonë një ikonë e futbollit portugez”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


