Sporti

Jordi Alba ia bëri ‘sefte’ në Amerikë, realizoi gol të bukur

08/16/2023 08:27
nga:L J

Skuadra e Inter Miami ka fituar dje ndaj Philadephia me rezultatin 1-4, për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Ligës, aty ku e pret, Nashville.

Në këtë ndeshje realizoi edhe Jordi Alba, i cili gjeti golin e parë me ekipin amerikan, shkruan GazetaBlic Sport.

Alba realizoi gol të bukur nga afërsia në fundin e pjesës së parë, teksa u tregua efikas kur doli përballë me portierin kundërshtar.

Siç duket edhe nga pamjet, Alba e shijoi golin e tij të parë me ekipin e ri.

Ja pamjet: