Sporti

Jordan Henderson zyrtarizohet tek skuadra e Ajax

01/18/2024 21:16
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ajax ka zyrtarizuar transferimin e Jordan Henderson.

Mesfushori ka luajtur për Al-Ettifaq në gjashtë muajt e fundit. Lojtari, i cili ka 81 paraqitje për kombëtaren angleze, së fundmi ka pranuar të ndërpresë kontratën me klubin nga Arabia Saudite, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-lojtari i Sunderland-it dhe Liverpool-it nënshkroi një kontratë me Ajax-in që zgjat dy vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2026.  Henderson do të veshë numrin gjashtë.

/GazetaBlic Sport/