Sporti

Joao Felix do të qëndrojë në Chelsea dhe nuk do të kthehet në Atletico Madrid: Një marrëveshje 100 milionë euro

03/20/2023 23:49
nga:L J

Do të jetë shumë e vështirë për Joao Felix që të kthehet në Atletico Madrid.

Këtë e ka raportuar Relevo, që shpjegon sesi portugezi do të qëndrojë në Chelsea, pavarësisht se ende nuk ka marrëveshje të plotë për çmimin e transferimit.

Të gjitha palët janë dakord, shuma e transferimit të tij do të jetë rreth 100 milionë euro, por mbetet për t’u parë nëse do të përfshihet ndonjë futbollist për të ulur shpenzimet në para.

Kontaktet e para mes klubeve tashmë kanë ndodhur, dhe futbollisti duket shumë i lumtur në Londër dhe do të qëndrojë, por gjithçka do të jetë më e qartë në maj pas bisedimeve në prill.

/GazetaBlic Sport