Sporti

Joan Laporta jep lajmin e mirë pas shtrimit në spital: Zemra ime rreh sërish normalisht

07/28/2026 18:54
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm, pasi kaloi disa ditë i shtruar në spital për shkak të një aritmie kardiake.

Përmes një deklarate publike, Laporta njoftoi se procedura mjekësore ka rezultuar e suksesshme dhe se zemra e tij tashmë rreh normalisht.

“Gjithçka ka shkuar shumë mirë. Mjekët e kanë korrigjuar aritminë time. Zemra ime po rreh sërish normalisht”, u shpreh presidenti i klubit katalanas.

Laporta shprehu mirënjohje të veçantë për ekipin mjekësor të Spitalit të Barcelonës, të udhëhequr nga Dr. Jordi Morillas, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin njerëzor që mori gjatë trajtimit.

Në fund të mesazhit, Laporta falënderoi familjen, fëmijët, miqtë dhe të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

/GazetaBlic Sport/