Sporti

Joan Laporta beson tek projekti i Superligës së Evropës, thotë se të gjitha skuadrat e mëdha e duan atë

03/26/2022 11:08
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë për Mundo Deportivo, Joan Laporta ka trajtuar çështjen e Superligës.

Presidenti i Barcelonës njeh polemikat e shkaktuara nga prezantimi i projektit, sezonin e kaluar, por vazhdon të besojë se zbatimi i tij është i mundur, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nëse Superliga do të shuhet? Jo, larg saj. Kemi Juventus, Real Madrid dhe skuadra të tjera në pritje. Anglezët, Manchesteri, Liverpooli janë në pritje. Ashtu si gjermanët… Të shohim nëse do të ketë një format të ri kompeticionesh apo do të jetë një Champions League e përmirësuar. Ne jemi atje dhe po fitojmë çdo gjyq. Dhe ne presim një vendim nga Gjykata Evropiane, me shpresë që ajo të vendosë deri në fund të vitit”, tha kreu i blaugrave.

/GazetaBlic Sport/