Sporti

Jo vetëm Kane, Bayerni kërkon të pakënaqurin e Tottenhamit

10/23/2023 17:36
nga:E K

Bayern Munchen kërkon t’i “rrëmbejë” Tottenhamit një tjetër lojtar pas Harry Kane, teksa po kërkon të përforcohet në mbrojtje. Trajneri i Spurs, Ange Postecoglu ka formuar një dyshe solide në prapavijë me Micky van de Ven dhe Cristian Romero.

Dhe trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka identifikuar një element të ri për të përforcuar mbrojtjen në janar. Me gjigantët gjermanë që kërkojnë suksesin si në Bundesliga ashtu edhe në Europë.

Eric Dier iu dha mundësia për t’u larguar nga Londra në verë, por ai vendosi të luftonte për vendin në formacionin e skuadrës së Premier League. Edhe pse largimi i tij do të ndodhë në janar sipas të përditshmes gjermane Bild.

Një qendërmbrojtës është prioriteti i Tuchel në merkato me mbrojtësin e Chelseat Chalobah në krye të listës së dëshirave. Megjithatë te krerët e bordit drejtues të Bayernit ka shqetësim në lidhje me 24-vjeçarin.

Në pamundësi për të marë Chalobah së shpejti në “Allianz Arena” do të thotë se Dier mund të sigurohet si një zgjedhje e dytë me klubin që i beson aftësive të anglezit.

29-vjeçari nuk ka bërë asnjë paraqitje me Tottenhamin këtë sezon. Ai është grumbulluar vetëm tri herë duke u lënë në stol ndaj Sheffield United, Arsenalit dhe Lutonit.

Suksesi i menjëhershëm i Kane në Gjermani mund të joshë Dier që ta ndjekë atë në Bundesliga. Kontrata e Dier me Tottenhamin skadon qershorin e ardhshëm, çka do të thotë se Bayerni mund të nënshkruajë një parakontratë me të në janar.

Duke synuar ta sigurojë me parametra zero në fundin e sezonit. Gjithsesi, Eric Dier mund të kërkojë një zgjidhje më të shpejtë, duke qenë se kërkon një skuadër ku të aktivizohet.

Pasi kërkon të zërë një vend në kombëtaren e Anglisë për europianin e vitit të ardhshëm. Që do të organizohet në Gjermani.