Kombëtarja e Kosovës në futboll dështoi totalisht në kualifikueset për Kampionatin Evropian ‘Euro2024’. Në një grup tejet të favorshëm, Kosova përfundoi në vendin e parafundit, pas Bjellorusisë, Izraelit, Zvicrës e Rumanisë…
Synimi ishte kualifikimi në Kampionatin Evropian, por në fund dështimi ishte tejet i madh me përfundimin në vendin e parafundit, shkruan GazetaBlic.
‘Expose’ sonte sjell dokumentarin e përgatitur për dështimin masiv të kombëtares së Kosovës në këtë cikël kualifikues.
Në “Expose” flasin trajnerë, ish lojtarë, analistë, kryetar klubesh e gazetarë që kanë ndjekur në çdo moment kombëtaren tonë.
Bylbyl Sokoli, Granit Begolli, Kushtrim Mushica, Taulant Dajaku, Avni Haxhiu dhe Arbër Loxha flasin sonte për dështimin e Kosovës në këtë cikël, ku tregojnë se si duhet vepruar më tutje dhe çka shkoi keq që nuk arritëm rezultatet pozitive.
Emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic mund ta ndiqni sonte nga ora 21:00 në Kanal 10 dhe live në Youtube…
/GazetaBlic
View this post on Instagram


