Lajme

“Jo dorëheqje, pa u ngopur mirë”

09/09/2021 16:48
nga:M K

Publicisti Muhamet Mavraj ka reaguar ndaj gjendjes me pandeminë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mavraj ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim, teksa ka shprehur ngushëllime për familjat e viktimave, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

+19 te mbytur me covid-19. Minimum. Rezultate te pjeserishme. Publikohen me lejen e Qeverise.
Sa me pak qe flitet per tragjedine, aq me e vogel eshte. Nese askush nuk turperohet dhe nuk tregon nje grime civilizim, kjo nenkupton se nuk ka fare jete te humbura.
Pastaj, eshte faj i rende nese ndonje minister apo deputet shkruan gje per kete teme. Nuk ekziston. Prandaj, urdheroni, vizitoni profilet e ketyre patrioteve gjate tere gushtit deri me sot! Nese ua dini emrat, kuptohet!
Ngushellime familjeve te goditura! Askush nga keta nuk do t’ua dergoje asnje varri asnje lule! Kane vdekur vete! Caktimi i Zotit, thone.
Jo doreheqje, pa u ngi mire! ©

/GazetaBlic/