Në pjesën e dytë të intervistës së tij për gazetën La Stampa, Gigi Buffon tha se Juventus nuk gaboi duke mos rinovuar kontratën me Paulo Dybala.
Argjentinasi do të largohet nga “Allianz Stadium” në verë pas përfundimit të marrëveshjes së tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk e prisja”, pranoi Buffon. “Por klubi ishte i qartë dhe i sinqertë, duke shpjeguar se ai nuk është më pjesë e projektit.
“Kjo është arsyeja pse ata nuk ia zgjatën kontratën, jo sepse ai nuk është mjaftueshëm i mirë. Paulo do të ketë mundësi të tjera për të bërë mirë në të ardhmen, por kjo nuk do të thotë se Juventus e kishte gabim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/


