Sporti

Chelsea triumfon përsëri ndaj Milanit, Real Madridi barazon në fund, PSG dështon edhe në Francë ndaj Benfica

10/11/2022 23:01
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka triumfuar ndaj Milanit me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Jorginho dhe Aubameyang shënuan golat e fitores për skuadrën angleze. Milani e nisi shumë keq ndeshjen duke mbetur me një lojtar më pak, pasi që Tomori u ndëshkua me karton për ndërhyrjen e tij në Mount tek penalltia e dhënë.

Kjo fitore e vështirëson situatën e Milanit në grup, ku tashmë është e detyruar të fitojë ndaj Salzburg dhe Dinamo Zagreb.

Real Madrid është ndalur nga Shakhtar Donetsk në barazim. Ukrainasit kaluan në avantazh me rezultat 1 me 0. Zubkov shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij.

Megjithatë, Rudiger barazoi rezultatin në fund të takimit dhe i dha një pikë skuadrës së tij.

PSG ka dështuar të fitojë përsëri ndaj Benficas me rezultat 1 me 1. Mbappe shënoi për skuadrën franceze, kurse Joao Maria barazoi shifrat dhe vendosi epilogun përfundimtar.

Ja rezultatet e plota: