Lajme

Jetesa që Ju e meritoni– Kompleksi Dardani 2 nga “Rient C”, në Prizren

01/25/2022 10:30
nga:K G

Pas një eksperience shumë vjeçare në ndërtim, brenda dhe jashtë vendit, në vitin 2017 është themeluar kompania investuese dhe ndërtimore’ Rient Shpk’ me seli në qytetin e Prizrenit.

Kompania është e fokusuar në ndërtimin e objekteve të larta afariste dhe banesore.

Pas përfundimit të objektit të parë ‘Rient A’ me një sipërfaqe prej 9.140.00m² dhe objektit ‘Rient B’ me një siperfaqe 5.288.00m2 e cila është në ndërtim e sipër, kemi filluar punën në objektin afarist banesor ‘Rient C’ me siperfaqe 5.583.00m².

Objekti afarist dhe banesor ‘Reint C’ me lokacion në hyrjen veriore të qytetit të Prizrenit është projektuar me një arkitekturë moderne që ofron të gjitha kushtet për një jetesë cilësore!

Objekti gjithsej përbëhet nga 8 etazhe B+P+6, ku kati i bodrumit është projektuar si garazhë nën- toksore dhe depo.

Objekti është i ndarë në dy hyrje: Në hyrjen A dhe hyrjen B.

Hyrja A ka gjithsej 17 njësi banesore, ndërsa hyrja B ka 22 njësi banesore.

Këto njësi janë të shpërndara nga kati i parë deri në katin e gjashtë.

Hapsira afariste është e shpërndarë në dy etazhe në katin përdhesë dhe në katin e parë me gjithsej 1.005.5m².

Jetesë komode në lokacionin më strategjik, me mundësi qasje në çmime preferenciale për hapësira modern banimi dhe zona rekreative.

Për më shumë informata klikoni KËTU dhe në katalgoun e bashkangjitur më poshtë:

(Artikull i sponsoruar)