Sporti

Jesus: Golashënuesi më i mirë në botë është Harry Kane

04/09/2024 11:12
nga:Lorik J

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka vuajtur nga lëndime të shumta vitet e fundit. Ai ka treguar se nuk e mban mend herën e fundit kur ka luajtur futboll pa dhimbje. Reprezentuesi brazilian beson se golashënuesi më i mirë në botë është Harry Kane.

“Ndonjëherë e ndjej gjurin tim, nuk e mbaj mend ditën e fundit që luajta futboll pa dhimbje. Fatkeqësisht, kam probleme dhe njerëzit nuk e kuptojnë gjithmonë këtë. Por mendërisht po përpiqem të jem i fortë,” u tha gazetarëve Gabriel Jesus.

Ai vetë nuk është i shqetësuar për faktin se Arsenali mund të marrë zëvendësuesin e tij në verë.

“Ata e dinë nëse duan një sulmues të ri apo jo. Kjo është një pyetje për klubin. Puna ime është të stërvitem fort dhe të përmirësoj atë që mundem. Gjithmonë do të ketë spekulime.”

Jesus gjithashtu pretendoi se ishte “e padrejtë” të krahasohej me Harry Kane, për të cilin ai thotë se është “golashënuesi më i mirë në botë”:

“Kane dhe Erling Halaand janë fantastik, mendoj se është e padrejtë të krahasojmë veten sepse jemi sulmues të ndryshëm. Këtë sezon kam luajtur si anësor në rreth 40% të ndeshjeve. Por njerëzve u interesojnë vetëm për rezultatin dhe nëse shënova, ky është futbolli sot. Të gjithë e njohin Harry Kane. Për mua, ai është golashënuesi më i mirë në botë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/