Lajme

Java nis nxehtë, e hëna me temperatura deri në 34 gradë

08/17/2026 07:15
nga:G B

E hëna do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 34 gradë.

Era do të fryejë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.