Lajme

Jashari ngre dyshimet e para për vdekjen e Liridona Murselit: Po ngjanë me vrasje të planifikuar, grabitësi nuk grabitë vetura

11/30/2023 18:06
nga:G C

Avokati, Arber Jashari përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se rasti i djeshëm ku mbeti e vrarë nga grabitësit, Liridona Murserli, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar.

Jashari për këtë deklaratë të dhënë ka treguar edhe arsyet, kështu duke cekur se grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para e bizneset qe kanë shumë qarkullim, por sipas tij, grabitesi nuk grabitë vetura private.

“Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua”, shkruan Jashari tutje.

Shkrimi i plotë:

Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje?

Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim(marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.)

Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.
Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit.

Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.

Uroj qe ky rast te zbardhet shpejtë.

Kujtojmë se, Liridona Murseli dyshohet se u vra me armë zjarri nga hajnat, të cilët ua zunë priten derisa ajo së bashku me familjen e saj po udhëtonin me veturë .

Viktima është nënë e dy fëmijëve.

Sipas njoftimit nga të afërmit e të ndjerës varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fashatit Cërmjan.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se datë 29.11.2023 ndërroi jetë tragjikisht në moshën 30 vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna dhe motra jonë e dashur. Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e premte me datë 01.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan”, thuhet në njoftim.

/GazetaBlic/