Sporti

Januzaj zgjon interesimin e dy skuadrave nga Premierliga

07/17/2021 20:31
nga:E K

Sulmuesi i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka zgjuar interesimin e skuadrave nga liga angleze.

Southampton dhe Brighton janë dy skuadrat e interesuara për reprezantuesin belg, shkruan GazetaBlic Sport.

Kontrata e Januzajt me Sociedadin përfundon në fund të sezonit tjetër, kurse palët nuk kanë arritur akoma marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Real Sociedad po synon të rikuperojë shumën që ka paguar nga Manchester United për shërbimet e tij, dhe po kërkon 8.5 milionë euro për skuadrat e interesuara për të.

/GazetaBlic Sport.