Janina Ymeri ka deklaruar se Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë përgjigje lidhur me bazën e qëndrimit të Qeverisë për Gazin Amerikan.
Përmes një postimi, Ymeri tha se kërkesën e kishte bërë më 10 korrik 2026, duke theksuar se synimi i saj ishte transparenca dhe llogaridhënia, raporton Gazeta Blic.
“Ministria e Ekonomisë nuk pat përgjigje se ku bazohet në qëndrimin e Qeverisë për Gazin Amerikan. Natyrisht, sipas meje Qeveria VV për refuzim/shtyrje të projekteve amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike. Megjithatë kërkesën e bëra me 10 Korrik 2026 për elektoratin, për transparencë e llogaridhënie”, ka shkruar Ymeri.
Në postimin e saj, Ymeri shpreh gjithashtu mendimin e saj se Qeveria po refuzon ose po shtyn projektet amerikane, duke e lidhur këtë, sipas saj, me atë që e quan “tregtia e mafisë energjetike”.


