Sporti

Janë dy raste aktive deri më tash, vijnë rezultatet e fundit për koronavirus te kombëtarja e Spanjës

06/09/2021 19:16
nga:Mergim Rreci

Sipas informacioneve të fundit, të gjithë futbollistët e Spanjës kanë rezultuar negativë me koronavirus.

Diego Llorente ishte rasti i dytë me koronavirus te kjo kombëtare, gjë që e ka shqetësuar selektorin, Luis Enrique, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, lajmi i mirë vjen dhe se të gjithë futbollistët e kësaj kombëtare janë negativë.

Spanja është në grup me Suedinë, Sllovakinë dhe Poloninë. Ndeshjen e parë do ta zhvillojë të hënën në ora 21:00, ndaj Suedisë.

/GazetaBlic Sport/