Sporti

Andrea Pirlo bëhet trajner i skuadrës së njohur italiane

06/27/2023 19:34
nga:Mergim Rreci

Sampdoria, e zbritur së fundmi në Serie B, njoftoi këtë të martë angazhimin e Andrea Pirlos si trajner të ri të skuadrës.

Palët kanë nënshkruar një marrëveshje me kontratë të vlefshme për dy sezone, transmeton GazetaBlic Sport.

Ish-reprezentuesi italian, i cili tashmë stërviti Juventusin në 2020/21 dhe sezonin e kaluar udhëhoqi Karagumrk nga Turqia, rikthehet në Itali me synimin për të ndihmuar Sampdoria-n të kthehet në Serie A.

/GazetaBlic Sport/