jamie carragher
Sporti

Jamie Carragher: Tifozët mund ta ndalin Superligën Evropiane

04/19/2021 20:15
nga:Lorik J

Ish mbrojtësi i Liverpoolit ka deklaruar se Superliga Evropiane mund të ndalet përderisa nuk ka filluar.

Për këtë gjë Jamie Carragher ka thënë se fansat e futbollit mund të ndalojnë krijimin e kësaj lige, shkruan GazetaBlic Sport.

“Mendoj se tifozët mund ta ndalin këtë garë, nuk mendoj se është punë e kryer, edhe pse ekipet mendojn kështu.Jam i bindu që kjo mund të ndalet, ne duhet të bashkohemi dhe të marshojmë drejtë stadiumeve”, ka thënë Jamie Carragher për Sky Sports.

Superliga Evropiane u konfirmua dje nga 12 klube të mëdha evropiane, 6 nga Anglia, 3 nga Italia dhe 3 nga Spanja.

/GazetaBlic Sport.