Sporti

Jamie Carragher: Liverpool duhet të shitet, kjo gjë nuk do të harrohet kurrë

04/21/2021 09:48
nga:Mergim Rreci

Krijimi i Superligës Evropiane ka dështuar.

Të gjitha gjashtë klubet angleze, (Manchester United, Manchester City, Chelsea, Liverpool, Tottenham dhe Arsenal) kanë njoftuar çastesh se janë larguar nga kjo garë, shkruan GazetaBlic Sport.

E në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe ish futbollisti i këtij klubi, Jamie Carragher.

Ai ka paralajmëruar pronarët e Liverpoolit, “Fenëay Sports Group” se duhet ta shesin klubin pas iniciativës së dështuar për themelimin e Superligës së Evropës.

“Kjo nuk do të harrohet kurrë,” tha Carragher.

“Unë mendoj se gjëja më e mirë për ta do të ishte të gjenin një blerës të ri. Unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë për ta të kenë ndonjë lloj marrëdhënie me mbështetësit e Liverpool dhe klubin që do të shkojë përpara“