Jamie Carragher veçoi Ibrahima Konate për lëvdata të veçanta pas fitores 2-0 të Liverpool ndaj Interit në ndeshjen e parë të 1/16 së Ligës së Kampionëve në San Siro.
“Reds” udhëtuan në Milano duke kërkuar të sigurojnë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së dytë të kthimit në Anfield muajin e ardhshëm pasi Liverpool synon të fitojë kompeticionin për herë të dytë nën drejtimin e Jurgen Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.
Carragher veçoi Konaten për paraqitjen ndaj Interit.
“Rezultat i mrekullueshëm për Liverpoolin në San Siro përsëri dhe mendova se Ibrahima Konate ishte i shkëlqyer”, shkroi Carragher.
/GazetaBlic Sport/



