Mesfushori i Everton, James Rodriguez është lidhur me një lëvizje në Milano javët e fundit dhe kolumbiani pranoi se e ardhmja e tij është e pasigurt.
“Toffees” nënshkruan me 30-vjeçarin nga Real Madrid verën e kaluar dhe ai nënshkroi një marrëveshje deri në qershor 2022 me një opsion për të vazhduar edhe për një vit tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.
Por reprezentuesi kolumbian, i cili ka luajtur më parë me FC Porto, Monako dhe Bayern Munich, zbuloi se ai mund të mos qëndrojë në “Goodison Park”.
Milani është i interesuar për lojtarin dhe ai dha një sinjal pozitiv duke thënë se nuk e di se çfarë do të ketë e ardhmja.
“Njerëzit shpesh më pyesin se ku do të luaj,” tha Rodriguez në Twitch, sipas SportItalia.
“Unë nuk e di, dhe kjo është e vërteta. Tani për tani, është një pyetje shumë e ndërlikuar. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. ”
/GazetaBlic Sport/


