Lajme

“Jam duke shku në darkë”: Kurti nuk ndalet për pyetje pas Samitit të Londrës

10/22/2025 21:38
nga:G B

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zgjodhi të mos ndalet për pyetje para gazetarëve pas përfundimit të Samitit të Londrës.

Në videon e publikuar nga InteraktivTalks, dëgjohet gazetari Xhemajl Rexha teksa i kërkon Kurtit një deklaratë të shkurtër edhe për media ndërkombëtare, por ai refuzon nën arsyetimin se ka darkë.

“Jemi duke shku në darkë,” dëgjohet të thotë Kurti, duke u larguar pa komentuar më tej.