Sporti

Ja në sa ora pritet të nis meçi i Distria Krasniqit në finale

01/28/2022 18:16
nga:E K

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi po shkon me hapa të sigurt drejtë medaljes së artë në Portugali.

Medalistja olimpike ka prekur finalen në Grand Prix në Portugali aty ku do të ndeshet me garuesen kroate Ana Viktorija.

Disi nuk do të kthehet pa një medalje nga ky turne në Portugali. E artë ose e argjendtë do të jetë medalja që do të marrë në fund kosovarja.

Blloku final do të nis në ora 18:00, kurse para duelit të Disit janë tetë të tjerë paraprakisht.