Sergio ‘Kun’ Aguero është i Barcelonës, sipas lajmeve nga gazeta katalanase Mundo Deportivo.
I njëjti burim tregon se ‘Blaugrana’ me të vërtetë shpreson të njoftojë zyrtarisht transferimin e Agueros të dielën e ardhshme, pasi lojtari të përfundojë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelsea, përcjell GazetaBlic Sport.
Aguero madje do të udhëtojë në Barcelonë direkt nga qyteti i Porto, ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve. Ai do të kryejë testet e zakonshme mjekësore dhe, nëse gjithçka është në përputhje, ai do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për dy sezone.
Largimi i Aguero nga City ishte njoftuar tashmë në Mars.
/GazetaBlic Sport


