Lajme

Ja çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

05/11/2023 07:52
nga:Y I

Ngjarjet e parapara për ditën e sotme, janë këto:

07:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Ndërtesa e Qeverisë)

09:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe kryesuesit e KGjK dhe KPK, marrin pjesë në tryezën e organizuar nga AAPSK për të diskutuar mbi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

09:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet mbasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

09:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

09:00
Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

09:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Kosovë-Slloveni mbi ekstradimin. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

10:00 – 12:00
Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rinj nga Prizreni me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)

10:00
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Programi për Popullsi dhe Zhvillim, (UNFPA) mbajnë diskutimin “Ulja e fertilitetit në Kosovë: Çka po ndodh dhe çka mundemi të bëjmë?. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e Impiantit të Ujërave të Zeza në komunën e Gjakovës. (Lagjja ”Ziti i Sadik Agës”, Gjakovë)

10:00
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) mban diskutimin “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës?”. Merr pjesë dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

10:00
Komuna e Prishtinës mban konsultim publik për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)

13:00 – 16:00
Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)

13:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës? organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI). (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

13:30
Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë organizon simpozium me moton “Infermierët e bashkuar një forcë për ndryshim”. (Hotel “Venus”, Prishtinë)