Lajme

Izmaku: Populli nuk do ta lejojë Kurtin ta marrë prapë pushtetin

09/04/2024 19:08
nga:Genita C

Xhevahire Izmaku nga NISMA thotë se vët fakti që po flasin për përqindje nga VV’ja, tregon se këtë të fundit ka një frikë nga rezultati i zgjedhjeve të ardhshme.

Izmaku në një përgjigje dhënë për GazetaBlic komentoi deklaratën e kreut të Kuvendit, ku nuk përjashtoi mundësinë që VV të fitojë prap 50% të votave.

Por, sipas Izmaku rezultati do të jetë larg nga ajo që ka menduar e deklaruar Konjufca.

“Pushteti kontaktin e ka vetëm me vetën e vetë dhe aspak me qytetarin e zhgënjyer. Fakti që filluan ta potencojnë përqindjen në këtë kohë, e shpërfaq frikën e vërtetë tek rezultati. Apsolutisht, është larg nga ajo që e ka menduar Konjufca”, tha Izmaku.

Tutje, Izmaku thotë se qytetarët nuk do t’ia lejojnë Kurtit që t’i humb Kosovës edhe katër vite tjera.

“Këtë herë, populli e ka lexuar më mirë tregimin e vërtetë të VV’së duke e parë qeverisjen e tyre. Secili po mendon për mirëqenien e vet, çmimet e rritura enorme në ushqim e shërbime tjera, si energjia elektrike etj. Votuesi ynë di të vlerësoj dhe dënoj mashtrimin, nuk do ta lejojë edhe një 4-vjeçar që të humb kohën në premtime që s’janë përmbushë”, tha ajo.

“Vendi ka nevojë për njerëz që janë dëshmuar në rezultate”, përfundon Izmaku për GazetaBlic.

 

Gaxherri: VV’ja nuk duhet t’i fitojë më shumë se 5% të votave!