Besa Gaxherri nga LDK-ja ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ku nuk e përjashtoi mundësinë që VV’ja t’i fitojë përsëri 50% të votave.
Gaxherri në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, thekson se VV’ja nuk duhet t’i fitojë më shumë se 5%, lëre më 50%.
“Nëse shqiptarët e Kosovës dhe diaspora jonë e kanë përcjellë mos punën, arrogancën, korrupsionin dhe raportin diplomatik me aleatët e Republikës së Kosovës të kësaj Qeverisë, që për herë të parë Kosova është ndër regjimin e sanksioneve, atëherë VV vërtetë nuk është dashur t’i fitojë më shumë se 5%, jo 50%.
Gaxherri thotë se partia ku ajo bën pjesë, LDK, është duke punuar që t’i informojë qytetarët se Qeveria e Albin Kurtit është e dëmshme.
“Këtë do e shohim më 9 shkurt 2025. Nuk dua të besoj se edhe kësaj radhe VV do të me propagandën, mashtrimet e populizimin e saj. Besoj shumë se qytetarët do të dijnë të vlerësojnë mirë, dështimin e kësaj Qeverie”, tha Gaxherri për GazetaBlic.
Haradinaj: Do ta mundim Vetëvendosjen në zgjedhje