Sporti

Italianet dështojnë në Evropë, Juventusi “ngushëllohet”

06/10/2023 23:56
nga:Mergim Rreci

Tri skuadra italiane në finalet e kupave europiane, por asnjëra nuk ia doli të sjellë trofeun në Itali. Paraqitjet dinjitoze nuk mjaftuan për Romën, Fiorentinën dhe Interin, që në fund korrën zhgënjim në Europë, por në Itali ka një skuadër që feston pas këtyre dështimeve.

Bëhet fjalë për Juventusin, që pas çdo finaleje europiane të këtij sezoni, nuk ka ngurruar të urojë fituesit në rrjetet sociale, gjeste këto që nuk janë parë aspak me sy të mirë në Itali.

Pas Sevillas e West Hamit, bardhezinjtë uruan menjëherë për fitoren në Champions League edhe Manchester City-n, teksa duket se dështimi i italianëve, ka ngushëlluar jo pak edhe Juventusin.