Sporti

Italia nuk ndryshon skemë, ky pritet të jetë formacioni i kësaj kombëtarje për ndeshjen ndaj Belgjikës

06/30/2021 14:30
nga:Mergim Rreci

Roberto Mancini ka qenë fantastik me skemat e tij të lojës në këtë Kampionat Evropian.

Kombëtarja e Italisë ka qenë e mrekullueshme në ndeshjet e grupit, por në ndeshjen ndaj Austrisë kishte pak vështirësi derisa gjeti rrugën e golit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndaj Austrisë u pa qartë që disa futbollistë ndienin lodhjen fizike. Në stërvitjen e fundit, numri 1 i stolit të të kaltërve u përqëndua tek mesfusha e përbërë nga  Barella-Jorginho-Verratti dhe Berardi-Immobile-Insigne në sulm. Pa dyshim që Pessina dhe Chiesa, por edhe Locatelli, konsiderohen si një armë plus për Italinë, elementë që mund të përdoren në çdo moment gjatë sfidës.

Sipas informacioneve nga mediat e afërta me këtë kombëtare, Italia kundër Belgjikës do të luajë me Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi (Chiellini), Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne. Kthimi titullar i Chiellinit, pas dëmtimit në kofshën e majtë, ende është në dyshim.

/GazetaBlic Sport/