Leonardo Bonucci ka punuar sot veçmas nga grupi i lojtarëve të kombëtares së Italisë.
Mbrojtësi i Juventusit, një nga të fundit që ka mbërritur në fushë për t’u bashkuar me Italinë në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, po punon ndaras nga pjesa tjetër e grupit “Azzur”, përcjell GazetaBlic Sport.
Bonucci, i cili ka munguar tek ekipi i Juventusit nga ndeshja e 26 shkurtit kundër Empolit, nuk është ende në formën e tij më të mirë dhe prezenca e tij nesër te Barbera është pothuajse e pamundur.
Italia dhe Maqedonia e Veriut takohet nesër nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport


