Kuvendi i Komunës së Istogut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar raportin mbi dëmet e shkaktuara nga reshjet e 20 korrikut në fermerët dhe kulturat bujqësore, raporton GazetaBlic.
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, bëri të ditur se raporti do t’i përcillet Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve përkatëse, me kërkesën për mbështetje sa më të shpejtë për fermerët e prekur.
Ferati tha se Komuna do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet qendrore për të gjetur zgjidhje dhe për t’u dalë në ndihmë fermerëve të Istogut.


