Lajme

Istog, dhunohet një grua

08/24/2023 09:09
nga:N K

Një burrë është arrestuar në Istog nën dyshimin se e ka dhunuar një grua.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Istog 23.08.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.