Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Derbi i Anamoravës ka përfunduar me rezultat 1 me 1, shkruan GazetaBlic.
Gjilani dhe Drita zhvilluan një ndeshje të rivalizuar deri në minutat e fundit, por ky takim nuk prodhoi asnjë fitues.
Fiton Hajdari realizoi golin e parë në këtë takim, kurse Esosa Priestley barazoi shifrat dhe njëkohësisht vendosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Pas ndeshjes kryetrajneri i Gjilanit, Munishi, është tallur keq me rivalët lokal duke e postuar nje foto montazh.



