Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar në lidhje me tollovinë e krijuar sot në ndeshjen Ballkani – Llapi.
Munishi nëpërmjet një postimi në “Facebook” tha se futbollistët duhet t’i mbajnë nervat e tyre, shkruan GazetaBlic.
Ai poashtu tha se futbollistët duhet të tregojnë kulturë të lartë sportive, sepse lehtësisht vitin tjetër mund të jenë kolegë tek një skuadër.
Krejt në fund, Munishi tha se 90% e kryesive të skuadrave respektive në futbollin kosovar kanë nevojë për trajtime psikologjike.
Ky është postimi i tij i plotë.


