Gjilani ka shkarkuar sot trajnerin Ismet Munishi nga detyra e të parit të klubit.
Skuadra nga Gjilani mori vendimin për shkarkimin e tij pas rezultateve të dobëta të ndeshjeve të fundit të ekipit gjilanas, shkruan GazetaBlic Sport.
Për këtë shkarkim të tij, ka reaguar trajneri Ismet Munishi përmes Facebook ku ka shprehur mirënjohje dhe ka uruar sukses për klubin.
“Prej ditës së parë deri më sot isha shumë krenarë që isha në bankinën e klubit të madh SC Gjilani!Falenderoj presidentin Florim Zuka për mundësinë dhe përkrahjen që ma dha,tifozërinë Skifterat që së bashku ndajtem gezime e kohëve te fundit edhe hidhërime për fat te keq !Kush me njeh e din se e boj punën me zemër dhe përkushtohem 100%, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme që ne të dalim kampion për qka edhe vendosem ti ndajm rruget.E falenderoj stafin për bashkëpunimin shumë të mirë që kishim dhe ju deshiroj suksese ne Evropë.Dhe ne fund qershinë e kam për futbollistët e mi që i dua shumë dhe i lus te vazhdojnë me krenari, ti mbrojn ngjyrat e klubit të madh SC Gjilani”, ka shkruar Munishi.
Ja postimi:
/GazetaBlic Sport/


