Sporti

Ismet Munishi për Superligën Evropiane: Nëse arrihet akordi, do të jetë shantazhi më i madh në historinë e futbollit

04/19/2021 20:01
nga:Lorik J

Krijimi i Superligës Evropiane ka ngjallur debat të madh në të gjitha vendet e botës.

Shumë figura të njohura të futbollit botëror e kanë kritikuar formimin e një lige të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo temë ka ngjallur debat edhe te adhuruesit e futbollit në Kosovë.

Edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka dhënë opinionin e tij lidhur me këtë ligë në një reagim në rrjetin e tij social, Facebook.

Munishi ka thënë se krijimi i një lige të tillë vjen si pasojë e krizës financiare që pësuan klubet nga pandemia e COVID-19.

“Formimi i Superligës Evropiane vjen si pasoj e krizes financiare të klubeve gjatë pandemisë dhe rishikimit të buxheteve të klubeve” , ka thënë Munishi në Facebook.

Gjithashtu ai thotë që nëse kjo arrihet do të jetë shantazhi më i madh në historinë e futbollit kosovar.

Ja reagimi i plotë i tij: