Sporti

Ismet Munishi: Boll pata qejf me marrë Arbër Hoxhën në Gjilan, por Zoti vendosi ndryshe – Belupo ka transferuar një lojtar fantastik

02/08/2022 18:03
nga:L J

Sulmuesi kosovar, Arbër Hoxha sot ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra e Slaven Belupos.

Për transferimin e Hoxhës në Belupo ka reaguar edhe Ismet Munishi, ish trajneri i futbollistit të talentuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Munishi ka shkruar se kishte dëshirë ta transferonte lojtarin në Gjilan, por ndodhi ndryshe, andaj i uron lojtarit çdo të mirë në karrierë.

Ja postimi i Munishit në Facebook (pa ndërhyrje)

“Urime loqkaman. Boll pata qef me te marë ketu ne Gjilan por nese Zoti ka vendos ndryshe duhet mu pajtu dhe qoftë e suksesit kjo marrveshje. Bellupo ka mar një lojtar dhe djalosh fantastik . Gjithmone do të mburrna me ty Arber Hoxha”, ka shkruar Munishi në Facebook.

/GazetaBlic Sport