Ismet Kryeziu drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë lehtësimin e procedurave për t`u vaksionuar, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij për shkak të protokolleve dhe caktimit të terminit ai nuk ka mundur të vaksionohet në qendrën sportive në Prizren.
Reagimi i plotë:
Shkon me marrë vaksinën, temperaturat rreth 40 gradë dhe kthehesh pa e marrë.
Qendra Sportive në Prizren thuajse e zbrazët, asnjë njeri duke pritur për vaksinim. Më shumë staf që administrojnë e japin vaksinat se sa qytetarë. Disa praktikantë, tek pranimi të thonë s’mundesh me marrë vaksinën pa aranzhuar terminin, ose ta bëjmë terminin për nesër. Normalisht pak nga nxehti pak nga përtesa edhe kthehesh se merre fare. Deri sa shtetet si Neë Yorku japin dhe nga 100 dollarë stimulim për qytetarët që vaksinohen, tek ne refuzohesh për shkak të protokolleve.
Ministri dhe të gjithë vendimmarrësit tjerë, para se të bëjnë poza për rrjete sociale duke u vaksinuar, të shpenzojnë mjete për të bërë spote e reklama e thirrje për vaksinim, s’paku duhet ti lehtësojnë protokollet dhe mos ti kthejnë qytetarët pa u vaksinuar.


