Sporti

Ishte tepër i lumtur, Calhanoglu “shpërtheu” në lot gëzimi pasi mposhti Milanin dhe u bë kampion i Italisë me Interin

04/23/2024 09:18
nga:Lorik J

Skuadra e Interit dje fitoi në derbi ndaj Milanit me rezultatin 1:2, për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion në Serie A.

Inter fitoi ndaj Milanit me golat e Acerbit dhe Thuram, për të fituar tre pikët e nevojitura për yllin e dytë në fanellën e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Një nga futbollistët që u gëzua më së shumti për këtë sukses ishte Hakan Calhanoglu, i cili në videot e postuara në rrjetet sociale u pa në lot gëzimi.

Kujtojmë se Calhanoglu më herët ishte edhe pjesë e Milanit…

Ja pamjet: