Sporti

Ishte “spektator” në ndeshjen e sotme, Donnarumma: Jemi të lumtur, Messi është një kampion

02/15/2022 23:54
nga:Mergim Rreci

Gianluigi Donnarumma ishte kryesisht spektator i PSG-së në fitoren 1-0 të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, por mbrojti Leo Messin pas një penalltie të humbur. 

Real Madridi nuk arriti të gjuante në portë, me vetëm tre tentime gjatë 94 minutave.

“Ishte shumë e kënaqshme, ne duhet të kishim shënuar më herët, por Kylian u kujdes për këtë”, tha Donnarumma për Mediaset dhe Sky Sport Italia pas ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne jemi shumë të lumtur, do të jetë një tjetër lojë e madhe në Madrid. Ne ndihemi të fortë dhe e dimë se duke dhënë 100%, ne mund të mposhtim këdo. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe këtij klubi.”

Messi tani nuk ka arritur të realizojë pesë nga 23 penalltitë e tij në Champions League.

“Nuk kam asgjë për të thënë për Leon, këto gjëra u ndodhin të gjithëve. Të gjithë e dimë se kush është Leo Messi. Kemi shumë kampionë këtu që mund të ndryshojnë lojën, Kylian shënoi, por të gjithë bëmë një lojë të jashtëzakonshme”, përfundoi Donnarumma.

/GazetaBlic Sport/