Villarreal e ka fituar trofeun e Europa League.
Skuadra spanjolle triumfoi ndaj Manchester United pas penalltive, me rezultat 11 me 10, shkruan GazetaBlic Sport.
Madje edhe portieri i Villarrealit, Rulli kishte goditur dhe shënuar penalltinë. Ai më pas priti goditjen e De Geas për të shpallur kampion ekipin e madh spanjoll.
Pas ndeshjes deklaroi se është penalltia e parë që e ka goditur në karrierë.
“Kjo ishte penalltia e parë që unë godita penallti në karrierën time,” tha Rulli.
“Unë as nuk e di se çfarë bëra. Nuk mendova. Po ta mendoja do të kishte qenë më keq. Unë madje pashë gruan time pas portës me fëmijët e mi! ”, tha portieri.


